Ndahet nga jeta bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Në moshën 86-vjeçare ka vdekur këngëtarja e mirënjohur e Kosovës, Nexhmije Pagarusha

Në moshën 86-vjeçare ka vdekur këngëtarja e mirënjohur e Kosovës Nexhmije Pagarusha, Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e saj. Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë. Me këtë rast  kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i” Bilbilit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Studentët në Pejë thërrasin protestë paqësore në mbrojtje të vlerave dhe kundër gjuhës së urrejtjes

Parlamenti Studentor i Universitetit Haxhi Zeka ka bërë thirrje për organizimin e një proteste paqësore …