Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Shtime njofton se më dhembje të thellë ka marrë lajmin e hidhur dhe tragjik për vdekjen Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Irfan Qamajl Dauti, pas një aksidenti në vendin e punës. Irfani nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Të pikëlluar thellë Organizata dhe e gjithë shoqëria e luftës e mbarë farefisi. Zoti të mëshiroftë me xhenet luftëtarin e lirisë. Për ceremoninë e varrimit iu njoftojmë me njoftimin e radhës – thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
