Ramadan Shaban Palluzha, u varros sot në vendlindjen e tij, me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe me pjesëmarrje të shumë qytetarëve nga Drenica e mbarë Kosova. Ramadan Kastrati, ishte djali i heroit kombëtar, Shaban Polluzha. Ai ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ishte në moshë të re kur iu ka bashkuar radhëve çlirimtare të babait Shaban Palluzha, i cili ka qenë njëri ndër personalitetet më të spikatura të historisë më të re të Kosovës. Kjo familje atdhetare shqiptare ka qenë e diskriminuar dhe e keqtrajtuar nga regjimi, titist, rakonviqist dhe ai millosheviqian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
