Nderohet heroi kombit Ibrahim Mazreku në 54 vjetorin e lindjes

Sot nën organizmin e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, është shënuar 54-vjetori i lindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, zyrtar tjetër komunal, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, stafi i kësaj shkolle dhe familjarë, kanë bërë nderime te busti i Ibrahim Mazrekut, në oborrin e shkollës, e cila mbanë emrin e heroit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, tha se “ne si qeveri komunale, brenda fushëveprimit tonë, do të punojmë fuqishëm në realizimin e amanetit të dëshmorëve”.

Drejtoresha e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, ka bërë të ditur që në kuadër të shënimit të datëlindjes së dëshmorit dhe heroit të kombit Ibrahim Mazreku, sot në ora 13:00, në sallën e kuvendit do të mbahet edhe një orë letrare dhe  përurim i veprës Vëzhgime Gjuhësore, me autor, Hamdi. R Mazreku.

Malishevë, 17 nëntor

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …