Në 25 vjetorin e çlirimit, OVL e UÇK-së, Gjilan, nderon me Mirënjohje drejtorin e RKL, profesor Ahmet Qeriqi

Në 25 vjetorin e çlirimit, OVL e UÇK-së, Gjilan, nderon me Mirënjohje drejtorin e RKL, profesor Ahmet Qeriqi

Në 25 vjetorin e çlirimit të Gjilanit OVL e UÇK-së, nderon me Mirënjohje drejtorin e RKL, profesor Ahmet Qeriqi. Mirënjohjen e ndau anëtari i kryesisë së OVL UÇK në Gjilan luftëtari i lirisë Shaqir Shaqiri.

Në Vendim shkruhet:

 

Mirënjohja i ndahet nga Kryetari i degës së OVL, z. Xhevdet Mehmeti. ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, GJILAN

Numri i protokollit, 27424 Data: 1576/2024

 

Mbështetur në nenin 5 të Statutit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i OVL UÇK-së dega në Gjilan, mori këtë:

 

VENDIM

  1. Të i ndajë mirënjohje veteranit të UÇK-së, z. Ahmet QERIQI
  2. Mirënjohja i ndahet me motivacionin: “Në shenjë respekti e nderimi për aktivitetin e tij të pa kompromis dhe vetëmohues në themelimin, konsolidimin dhe shtrirjen e UÇK-së, si drejtues i suksesshëm i radios së luftës “Radio Kosova e lirë”, si dhe ruajtës i karakterit dhe i idealit çlirimtar të luftës së UÇK-së”.
  3. Mirënjohja i lëshohet me rastin e 25 vjetori të çlirimit të Gjilanit.
  4. Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit.

I dedikohet:

  • Te emëruarit
  • Arkivit të OVL UÇK-së

UÇK GJILAN

OVL UÇK Dega në Gjilan

Xhevdet Mehmeti, Kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Miratimi i ligjeve për KPM-në dhe KPK-në do të dështojë, sikur kanë dështuar edhe më parë këto e ligje të tjera

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka deklaruar se Kuvendi i …