Edita Tahiri

Në Bruksel po vazhdojnë bisedimet mes të Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin

Në Bruksel edhe sot  po vazhdojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacion. Bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik shtetëror +383, bën të ditur RTK. Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët. Megjithëkëtë, Marko Gjuriq, shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar se Kosova do ta marrë kodin vetëm për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë. Për këtë temë Bashkimi Evropian ka caktuar tri ditë bisedime, në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …