Në Dejnë dhe në Dobidol të komunës së Rahovecit, u kujtuan  dëshmorët dhe martirët

Sot në Dejnë dhe në Dobidol të komunës së Rahovecit u kujtuan dëshmorët dhe martirët. Në Dobidol, u kujtua me nderim dëshmori i kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998. Në Dejnë, u kujtua me nderim dëshmori Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998. Kanë kaluar 26 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi. Aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi, dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti. Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë. Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Urgjentisht të zgjidhet problemi i kontratave kolektive, komunave u janë marrë 115 milionë euro

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që urgjentisht të zgjidhet …