Në edicionin e 28-të të festivalit Hasi jehon marrin pjesë tetë Shoqëri Kulturore Artistike

Në edicionin e 28-të të festivalit Hasi jehon marrin pjesë tetë Shoqëri Kulturore Artistike

Një ditë para fillimit të festivalit Hasi jehon kryetari i ShKA “Malësori”, (organizatore e festivalit)  Haziz Hodaj ka bërë bublik programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit. Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, që fillonte me 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten” njoftoi Hodaj.

Sipas Hodajt pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara. Marrin pjesë  Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare. “Festivali Hasi jehon është një ngjarje  tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit” tha Hodaj i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga  Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova. Gjithashtu si edhe në vitet tjera programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale. Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryesiu, Sami Piraj dhe Hysen Dida

Programi i natës së parë:

  1. ShKA “Malësori”, Gjonaj  (Hapja solemne)
  2. Pallati i Kulturës  “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)
  3. ShSh “Dardania” – Boras (Suedi)
  4. ShKA “Kqira” – Pukë
  5. ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe
  6. ShKA “Bresana” – Bresanë
  7. ShKA “Shote Galica”  – Drenas

Nata e dytë:

  1. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
  2. Qendra Kulturore “Besa” – Kavajë”
  3. ShKA “Rexho Mulliqi” – Preshevë
  4. ShKA Salih e Feriz Krasniqi – Malishëve
  5. ShKA “Jonuz Ramadani” – Smirë (Viti)
  6. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë

Nata e tretë:

1.ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuzë)

2.ShKA “Katarina Josipi” – Zym

  1. Ansambli “Prishtina” -. Prishtinë
  2. AF “Mati” – Burrel (Mat)
  3. Ansambli “Rugova” – Pejë
  4. ShKA “Malësori” – Gjonaj  (Mbyllja e Festivalit)

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …