Qeveria e Kosovës

Në fillim të javës së ardhshme pritet të kompletohet kabineti qeveritar

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se koalicioni qeveritar PDK-LDK  ka vendosur të plotësojë disa poste qeveritare, me rastin e largimit të Hashim Thaçit nga dy postet e tij. Thuhet se zëvendës-kryeministër i parë do të jetë, ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa ministër i Drejtësisë do të jetë Gani Koci. Ndërkaq për pozitën e dytë që mbante Hashim Thaçi, atë të ministrit të Punëve të Jashtme ende nuk dihet me saktësi se kush do ta udhëheqë. Burime brenda PDK-së, sipas RTK-së, thonë se ish-ministri Enver Hoxhaj dhe zëvendësministri aktual i Punëve të Jashtme Petrit Selimi synojnë të udhëheqin këtë post. Burime brenda PDK-së thonë se Selimit nuk ka gjasë që t’i lejohet drejtimi i një ministrie aq të rëndësishme siç është MPJ.  Besohet që megjithatë do të jetë Enver Hoxhaj, ai i cili pritet të udhëheqë sërish me diplomacinë e Kosovës. Sido që të jetë, duket se fillimi i javës së ardhshme, kur edhe pritet kthimi i udhëheqësit të PDK-së nga SHBA-të, Kadri Veselit do ta gjejë Qeverinë e kompletuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …