leoni

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Në fund të mandatit, kryetarja Jahjaga ka finalizuar idenë për demarkacionin me Malin e Zi

Në fund të mandatit, kryetarja në largim Atifete Jahjaga ka finalizuar idenë për krijimin e një komisioni “ad-hoc” lidhur me rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Burime të Top Channel brenda Presidencës kanë bërë të ditur se, deri të hënën e ardhshme Jahjaga do të firmosë emërimin e 3 ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të rishikojnë të gjitha materialet për demarkacionin. Edhe pse Jahjaga po e formon këtë komision në fund të mandatit të saj, ai përkrahet edhe nga kryetari  i zgjedhur Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka konfirmuar për Top Channel se do t’i japë mbështetjen punës së rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi.  Partitë opozitare nuk kanë ende një qëndrim unik nëse do ta mbështesin dhe pranojnë rezultatin e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi sipas zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, opozita ende nuk e di metodologjinë e punës që do të ndjekin ekspertët e huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …