Brickos

Në Gjykatën Speciale në Hagë, është paraqitur, dëshmitari i 39-të i Prokurorisë, Dejan Jeftiq, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, është paraqitur, dëshmitari i 39-të i Prokurorisë, Dejan Jeftiq, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, është paraqitur, dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit, Dejan Jeftiq, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së, i cili pretendohet se ishte arrestuar nga shqiptarë të armatosur në zonën e Therandës. Dëshmitari Jeftiq është marrë në pyetje nga përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit Cezar Mihalçuk. Prokurori, për këtë  dëshmitar tha se është arrestuar nga shqiptarë të armatosur me uniforma të zeza, të cilët më pas e kishin dërguar, në Budakovë. Ai ishte  arrestuar së bashku me dy të afërm të tij, nga dy shqiptarë të armatosur.  Tre serbët janë dërguar në një shtëpi në Budakovë, ku  u kanë lidhur sytë dhe duart  më pas thuhet se ata janë rrahur. Sipas prokurorit, dëshmitari më nuk ishte kthyer në fshatin e tij dhe kishte mësuar se shtëpia iu kishte  shkatërruar. Ai theksoi se asnjëri prej tre serbëve, as ai vetë  nuk kishte asnjë lidhje me policinë serbe atë kohë. Deklaratat e dëshmitarit të dhëna për ZPS-në dhe ato nga seanca përgatitore së bashku me përkthimet, u pranuan si prova materiale në këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …