Në Gjykatën Speciale, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Më 17 nëntor, Trupi Gjykues i kësaj gjykate kishte urdhëruar kufizimin e përkohshëm të komunikimeve dhe vizitave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Vendimi i përkohshëm u mor në vijim të kërkesës së Prokurorisë për modifikim të kushteve të paraburgimit. Vendimi përkohësisht u ndaloi vizitat tre të akuzuarve nga persona të paprivilegjuar dhe përcaktoi,  që çdo kërkesë për komunikim me persona të tillë,  gjatë kësaj periudhe duhet të autorizohet paraprakisht nga Administratorja. Kufizimet janë të përkohshme derisa Trupi Gjykues të lëshojë vendim të plotë lidhur me pretendimet e kërkesës së Prokurorisë. Në të njëjtën çështje gjyqësore, Trupi Gjykues,  më 27 nëntor miratoi kërkesën e prokurorit, lidhur me Kontaktimin e dëshmitarëve pas dëshmisë, e cila lidhet me kontaktet mes një palë dhe dëshmitarit të thirrur nga pala tjetër, pasi dëshmitari ka përfunduar dëshminë ose pasi deklaratat e dhëna më parë prej tyre janë pranuar si prova.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …