Me aktivitete tematike e ushtarake shënohet 111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Sot, me aktivitete tematike e ushtarake  shënohet 111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar kur më 4 dhjetor të vitit 1912,  në Vlorë, ishte themeluar edhe Qeveria e Parë Shqiptare, kryetari i Shtetit Bajram Begaj,  në postin edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka nderuar dhe ka shprehur mirënjohje për secilin ushtar në shërbim. Sot shënojmë 111-vjet të Forcave të Armatosura. Nderim dhe mirënjohje për secilin prej jush; djem, vajza, burra dhe gra, që shërbeni me guxim të pakrahasueshëm, sakrificë të thellë dhe përkushtim të palëkundur në misione të vështira si dhe në ato paqeruajtëse jashtë kufijve tanë! Kryetari Bajram Begaj, falënderoi gjithsecilin prej ushtarëve,  për nderin dhe sigurinë që i dhurojnë Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …