leoni

Në Katar po mbahet Konferenca e 14-të për dialogun ndërfetar: Fetë dhe gjuha e urrejtjes mes praktikës dhe teksteve

Në Katar po mbahet Konferenca e 14-të për dialogun ndërfetar: Fetë dhe gjuha e urrejtjes mes praktikës dhe teksteve

Nën patronazhin e Sheik Halid al-Thani, ka nisur punimet Konferenca e 14 për dialogun ndërfetar, me titull “Fetë dhe gjuha e urrejtjes ndërmjet praktikës dhe teksteve” në Katar. Në këtë Konferencë po marrin pjesë rreth 300 personalitete të ndryshme nga 70 vende të botës, delegacione të shumta nga e mbarë bota, ministra, zëvendësministra, përfaqësues të religjioneve të ndryshme, hulumtues, studiues dhe personalitetet më eminente të kësaj fushe nga vendet e ndryshme të botës. Në këtë Konferencë po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i cili po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, Besim Mehmeti. Konferenca u hap nga ministri për Çështje të Jashtme i shtetit të Katarit, Sulltan Murejhu, i cili të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje, duke theksuar se Qeveria e Katarit dhe populli i saj janë të përkushtuar për dialog ndërfetar dhe për respektim të vlerave të larta morale e njerëzore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …