Në Klinë filluan punimet e sheshit “Ndue Përlleshi”

Në vazhdën e shumë projekteve të Komunës së Klinës, filluan edhe punimet e ndërtimit të bazamentit të bustit “Ndue Përlleshi”. Kostoja e projektit është mbi gjashtë mije euro dhe është financuar nga Komuna e Klinës.

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, gjatë kësaj ceremonie tha se : është një ditë e veçantë për të gjithë, fillimi i punimeve të sheshit “Ndue Përlleshi”.  Ndue Përlleshi, është person i cili ka dhënë  kontribut shumë të çmueshëm në lëvizjet e tij kaçake të asaj kohe dhe  ky shesh do të mbaj emrin e tij. Bashota i ka përshëndetur edhe familjaret e Ndue Përlleshit, të cilët ishin prezent në këtë ceremoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …