Mr. Lulzim A. Beqiri

Mr. Lulzim Beqiri: Ngritja e çmimit të energjisë, goditje për qytetarët dhe ekonominë e vendit

Rritja e çmimit të energjisë elektrike e paralajmruar prej 50% nga ana e ZRRE-së do të reflektojë në forma të ndryshme negative si për qytetaret e thjeshtë ashtu edhe për bizneset vendore. Sipas ASK-së shkalla e papunësisë në vitin 2013 ishte 30.0%, pastaj ka shënuar rritje në vitin 2014 në 35.3% dhe më pas ka rënë përsëri në 32.9% në vitin 2015, dhe kjo është një goditje e re që po i shtohet brengave të qytetarëve dhe bizneseve kosovare. Paga mesatare në Republikën e Kosovës prej 300 euro do të jetë e pa përballueshme për shporten e konsumatorit edhe ashtu të rënduar tej mundësisë së tyre.

Mos të harrojmë Kosova në asistencë sociale ka mbi 25,943 familje me gjithsej 107,451 anëtarë, pra është një barrë shtesë në shportën e konsumatorit. 30 për qind e popullsisë së Kosovës, apo më shumë se 600 mijë kosovarë ditën e kalojnë me 1 euro e 72 centë, 200 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme, me vetëm 1 euro e 20 centë në ditë.

Numri i të rinjve që futen në tregun e punës sa vjen e shtohet. Në pesë vitet e fundit rreth 150.000 të rinj kanë hyrë në tregun e punës. Përveë qytetarve të thjeshtë po dëmtohen edhe bizneset ku vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike dëmton edhe bizneset!

Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare. Pothuajse të gjitha anketat e bëra me biznese kanë identifikuar furnizimin e pasigurt të energjisë elektrike si njërën prej pengesave kryesore në zhvillimin e tyre. Republika e Kosovës ballafaqohet me reduktime të rrymës, përderisa qëndron në rezervat e treta të linjitit në Evropë.

Gjendja e tanishme është veçanërisht e çuditshme duke marrë parasysh faktin se Kosova dikur ka qenë eksportuese e energjisë elektrike. Kosova mund të mos ketë resurse të naftës ose gazit natyror, por ajo ka rezerva të mëdha të linjitit – një lloj i thëngjillit që përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike.

Nga ana tjeter furnizimi me energji elektrike është përmirësuar dukshëm viteve të fundit sipas hulumtimit të realizuar me 250 biznese vendore, 52.5% e afaristëve kanë deklaruar se energjia elektrike është stabile ose nga gjithsej 250 biznese të anketuara 134 janë shprehur se nuk kanë probleme të mëdha me energjin elektrike, ndërkaq si jo stabile kanë deklaruar rreth 46.4% dhe kryesishte në qytete të cilat me teritor janë larg nga Obiliqi, vendi ku prodhohet energjia elektrike.

Problemet më të mëdha me furnizim stabil me energji elektrike i ka regjioni i Podujevës, pastaj edhe regjioni i Prishtinës ka probleme të vogla me furnizim me energji elektrike, edhe regjioni i Mitrovicës dhe i Pejës kanë probleme të theksuara me furnizim stabil të rrymës. Regjioni i Prizrenit ka stabilitet të furnizimit me energji elektrike nga gjithsej 30 biznese të anketuara vetëm 4 biznese kanë deklaruar se kanë probleme, ndërkaq pjesa tjetër janë të kënaqura me furnizimin me energji elektrike.

Regjioni që ka furnizim më stabil me energji elektrike është Prishtina, pasi nga gjithsej 72 afarist nga 120 sa janë anketuar,  janë të kënaqur me energji elektrike,  pastaj Prizreni me 11 afarist të deklaruar, Podujeva me 17 si dhe Mitrovica e Peja me nga 16 përkatësisht 15 afarist të deklaruar. Prishtina prinë sa i përket jo stabilitetit të energjisë elektrike. Pastaj Besiana  dhe regjioni i Mitrovicës për shkak të investimeve të vogla në rrjetin e distribuimit ka probleme serioze me furnizim stabil, qyteti i Mitrovicës ka përmirësim të furnizimit me energji, ndërkaq regjioni i Prizrenit ka vetëm 4 biznese të cilat kanë deklaruar se kanë probleme me furnizim me energji.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …