Në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, sot do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade

Në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, sot do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të debatohet për problemin e banorëve të fshatit Hade. Të ftuar në këtë debat janë Valdrin Lluka ministër i Zhvillimit Ekonomik, Albena Reshitaj ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Hamza ministër i Financave, Hilmi Jashari-Avokat i Popullit, përfaqësues të banorëve të Hades, si dhe përfaqësues të Forumit për Iniciativa Qytetare. Problemi i banorëve të Hades po zvarritet tash e sa vite. Ata nuk po gëzojnë zhvendosje të dinjitetshme. Banorët e këtij fshati duhet të zhvendosën prej aty pasi në Hadën e mbetur nuk ka kushte për jetë për këta banorë dhe fëmijët e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …