Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” në Gjilan do të rivarrosët heroi i kombit, Xhevat Qerimi

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” në Gjilan do të rivarrosët heroi i kombit, Xhevat Qerimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, konform kompetencave të tij, ka marrë vendim që në kuadër të ngjarjes tashmë historike, “Flaka e Janarit”, meritorin dhe propozuesin e parë i të cilës ishte heroi i pavarësisë, Xhevat Qerimi, ta rivarrosë me nderime të mëdha, në varrezat e të rënëve për liri, veprimtarin e atdhetarin e madh, organizatorin e talentuar të demonstratave të vitit 1989 dhe 1990 në Gjilan, luftëtarin e shquar kombëtar. Kjo ngjarje e madhe që përgatitet në muajin e madh e historik për popullin shqiptar, që është muaj dhembje e krenarie, do të këtë në epiqendër të tij, figurën madhore e heroike të gjigantit Xhevat Qerimi, i cili një jetë të tërë, të shkurtër që e kishte, e kishte vënë në shërbim të luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtues.

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …