Kuvendi mblidhet sot për të votuar projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Në Kuvend do të debatohet për transformimin e FSK-së në ushtri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në seancën plenare do të debatojnë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Debati bëhet me kërkesë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë nënshkrues. Kryetari i Komisionit për Siguri, z. Haradinaj ditë më parë pati thënë se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë qysh në vitin 2013.​  Derisa drejtuesit e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, nuk thonë asgjë më shumë se sa që Kosova do të bëhet me ushtri shumë shpejt, subjektet opozitare kanë kërkuar që për këtë çështje të debatohet sot në Kuvendin e Kosovës. Madje, opozitarët thonë se formimi i ushtrisë nuk mund të mbetet peng i deputetëve serbë, prandaj thonë që të enjten pas debatit për çështjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jepen rekomandime me të cilat kërkohet që Qeveria t’i procedojë në Kuvend ligjet për FSK-në në mënyrë që kësaj force t’i jepen kompetencat e një ushtrie.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …