Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës vazhdon seanca lidhur me miratimin e draft-rezolutës për policin Nehat Thaçi

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të miratohet draft-rezoluta në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi. Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa paraprakisht përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare do të takohen me deputetin e pavarur,  Gëzim Kelmendi për harmonizimin e kësaj draft-rezolute, e cila  do të paraqitet në Kuvend. Në seancën e sotme, pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm draft-rezoluta për arrestimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, të cilin e kanë arrestuar në Serbi dhe aktualisht po mbahet në paraburgim i dyshuar për krime kundër serbëve gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …