leoni

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës e ka formuar komisionin që do të themelojë fondin sovran

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës e ka formuar komisionin që do të themelojë fondin sovran

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për vendosjen e parimeve për themelimin e fondi sovran, premtim ky i kamotshëm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Kryeministri Albin Kurti, formimin e komisionit e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm për ndërmarrjen e hapave konkret për themelimin dhe funksionalizimin e fondit sovran. “Në përputhje me zotimin tonë për themelimin e fondit sovran sot po e ndërmarrin një hap për realizimin e atij qëllimi. Pra me synim të menaxhimit të performancës financiare të aseteve strategjike e me qëllim të rritjes së vlerës, ngritjes së performancës dhe sigurimit të një shkalle të lartë të kthimit në investim. Ky komision me përbërjen e tij do të vendos parimet bazë të themelimit të fondit sovran dhe do të propozoj ndërmarrjen e hapave konkret për funksionalizimin e tij”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

MPJD ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ka njoftuar bashkësinë …