Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fitoi medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake Cambrian Patrol 22

Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fitoi medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake Cambrian Patrol 22

Në mesin e 107 ekipeve të ushtrive ndërkombëtare, FSK fiton medaljen e argjendtë për performancë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ’22. Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrin në gara të ndryshme ndërkombëtare. Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe. Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare. Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK ka përmbushur.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …