gazceremonia

Në pritje të fillimit të ceremonisë për zyrtarizimin e kryetarit të Kosovës, është hedhur gaz lotsjellës

Bëhet e ditur se rreth orës 11.00 në pritje të fillimit të ceremonisë për zyrtarizimin e kryetarit të Kosovës, është hedhur përsëri gaz lotsjellës, pikërisht në vendin ku po qëndrojnë mysafirët. Pak minuta më parë gazi lotsjellës ishte hedhur te ndërtesa e Teatrit Kombëtar përballë Sheshit, Skënderbeu” në qendër të kryeqytetit.  Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës,  para fillimit të ceremonisë solemne të inaugurimit të kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla në Bruksel takon raportuesin Schieder, theksohet avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri …