leoni

Sektori i përpunimit të produkteve bujqësore po fuqizohet me mbështetjen e MBPZHR-së

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit, si dhe me programet mbështetëse të ministrisë për vitin 2016, si dhe me mundësitë që ofrojnë këto programe për agrobizneset vendore.

Gjatë takimit, ministri Krasniqi i njoftoi ata se MBPZHR ka zgjeruar edhe përkrahjen përmes granteve për sektorin e prodhimit dhe përpunimit, ku në kuadër të kësaj përkrahje do të gjejnë mbështetjen edhe agrobizneset, të cilat duan të zgjerojnë dhe modernizojnë veprimtaritë  e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Sipas Krasniqit prodhimtaria bujqësore është njëra prej aktiviteteve më strategjike për nga rëndësia ekonomike dhe agrobizneset janë një prej veprimtarive me zhvillimin më të hovshëm, veçanërisht ky zhvillim viteve të fundit është përkrahur në masë të madhe përmes granteve të MBPZHR-së. Klubi i Prodhuesve Vendor do të jetë partner në hartimin e politikave programore, por edhe në reformën legjislative që lidhen me ushqimin. Në veçanti, ministri tha se do të bashkëpunohet në promovimin e produkteve vendore.

Ai shprehi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim me këtë klub, duke premtuar edhe rritjen e investimeve për sektorin prodhues, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimit të aftësive konkurrueseve të agrobizneseve vendore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të drejtuar nga Visar Kelmendi falënderuan ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre. Ata prezantuan edhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë, dhe theksuan se do të bashkëpunojmë me institucionet që këto sfida të tejkalohen. Edhe ata theksuan se është e rëndësishme që të punohet në rritjen e prodhimit që do të qojë në zëvendësimin e importit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …