Në PZAP janë dorëzuar 67 ankesa pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Në PZAP janë dorëzuar 67 ankesa pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

67 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja. Këtë e ka konfirmuar edhe Mul Desku nga ky institucion. Ai ka bëtrë të ditur se numrin më të madh të ankesave e kanë parashtruar partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës. “14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku. Afati për pranimin e ankesave në PZAP ka përfunduar sot në orën 10:00. Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …