Në Qendrën e Numërimit e Rezultateve janë rinumëruar deri më tani 31 përqind e vendvotimeve pas vendimit të PZAP-it

Në QNR janë rinumëruar deri më tani 31 përqind e vendvotimeve pas vendimit të PZAP-it

Rreth 31 përqind e vendvotimeve janë rinumëruar deri më tani në Qendrën e Numërimit e Rezultateve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, ka theksuar ai. Kujtojmë se para pak ditëve ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa./Kp/

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …