Pas rreth 5 muajve ka ndërprerje shkak i pandemisë ka rifilluar testimi i kandidatëve për patent shofer

Nga nesër fillon testimi praktik i kandidatëve për patentë shoferë pas dy javë të skadimit të vendimeve të ekzaminerëve

Nga nesër pritet që të fillojë mbajtja e testimit praktik për patentë shoferë, pasi që për më shumë se dy javë ky testim nuk është mbajtur as një testim i tillë për shkak të skadimit të vendimeve të ekzaminerëve. Siç bëhet e ditur nga burime brenda Ministrisë së Infrastrukturës, janë duke i analizuar ndryshimet ligjore pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publik dhe se brenda javës do të gjejnë një zgjidhje. Por se testimi do të fillojë të mbahet qysh nga nesër thotë kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, i cili ditën e premte kishte pasur një takim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës. Ai thekson se pas takimit që ka pasur, është informuar se disa ekzaminerë të cilët kanë kontratë do mbajnë testimin praktik. Ai deklaroi se mungesa e ekzaminerëve ka ardhur pasi disave u ka skaduar kontrata, ndërsa sipas tij, disave iu ka skaduar licenca. Cakolli shprehet se as ai nuk e ka të qartë se pse ministria nuk ka organizuar testimin e ekzaminerëve për rilicencim, por që thotë se mund të jetë për shkak se ministri dhe qeveria është në largim.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …