leoni

Vendoset pllakë në ndërtesën ku gjatë viteve 1994 - 1997 ka qenë selia e Shtabit Qendror të UÇK-së në Prishtinë

Vendoset pllakë në ndërtesën ku gjatë viteve 1994 – 1997 ka qenë selia e Shtabit Qendror të UÇK-së në Prishtinë

Në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, më shumë se dy dekada më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte selinë e Shtabit Qendror të kësaj organizate. Në periudhën 1994-1997, në këtë seli u morën vendime të rëndësishme për veprat konkrete për rezistencë ndaj pushtuesit serb, nga UÇK-ja. Pikërisht në këtë vend sot OVL-UÇK ka bërë zbulimin e një pllake përkujtimore të Shtabit të Qendror, në nderim të të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati tha se në këtë datë të muajit të nëntorit, kujtohet e kaluara dhe sakrifica e gjithë atyre kanë ra për liri të vendit. E sipas tij, vetëm në këtë formë ndërtohet e ardhmja e sigurt. Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Nait Hasani tha se gjatë kësaj kohe në forma ilegale e organizata patriotike punuan atdhetarë të ndryshëm nga Adem Demaçi, e deri në shpërbërjen e Jugosllavisë. Në zbulimin e kësaj pllake përkujtimore morrën pjesë Rexhep Selimi, Bislim Zogaj, e ish-luftëtarë të tjerë. Gjatë ditës është bërë edhe zbulimi i një pllake të Shtabit të Qendror të UÇK-së., në Bregun e Diellit.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …