Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve, proces ky i cili pritet që të përfundojë në orët e mbrëmjes. Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj, deri tani janë rinumëruar 454 vendvotime apo thënë në përqindje 85 për qind. “Aktualisht deri në këto momente kemi arritur deri në 454 vendvotime të rinumëruara që do të thotë që 85 për qind e vendvotimeve deri më tani janë rinumëruar, ndërsa pjesa tjetër e vendvotimeve të mbetura do të rinumërohen gjatë ditës së sotme dhe ky proces do të mbyllet me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve”, theksoi Ahmetaj. Sipas tij deri në këto momente procesi i rinumërimit ka shkuar pa asnjë problem. Koordinatori, Ahmetaj, tha se nga nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Përveç kësaj faze të rinumërimit të 530 vendvotimeve me vendim të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar edhe 314 vendvotime të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria …