Në Rahovec u shënua 18- vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici

Në Rahovec u shënua 18- vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici

Në Rahovec u shënua 18- vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Me këtë rast, janë bërë homazhe dhe vendosje të buqetave me lule, në  vendin e rënies mbi fshatin Opterushë dhe tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe përmendoreve të Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule në sallën e Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademia  përkujtimore kushtuar rënies së dy heronjve ku ishin të pranishëm institucionet komunale në krye me kryetarin Idriz Vehapi, familjarët dhe bashkëluftëtarët, ku u përkujtuan edhe tre dëshmorë nga Vushtrria, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, poashtu të rënë bashkë me Tonin e Micin. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në akademi e mbajtur për veprën e dy heronjve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …