Në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë ish-oficeri i Sigurimit të Shqipërisë, Bujar Hoxha

Në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë dish-oficeri i Sigurimit të Shqipërisë,  Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Tani për tani thuhet  se Bujar Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Paraprakisht nuk dihet nëse shërbimet jo miqësore kanë apo jo dorë në vdekjen,  por denoncimi i tij në emesionin e Top Channel ishte shumë i fortë duke denoncuar për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke.

Bujar Hoxha ka thënë se Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ndër shekuj nuk i ka fshehur qëllimet ekspansioniste në trevat shqiptare. Greqia i përkiste një regjimi tjetër dhe absolutisht nuk kishin hequr dorë nga synimet e tyre për Shqipërinë e jugut për vorio epirin. Dokumentet  e shumë tregojnë për rrethanat e zbulimit grek dhe jugosllav të cilët kanë kërkuar dhe janë vënë në shërbim të forcave të tjera siç ishin atë kohë si CIA apo shërbimi sekret anglez”, u shpreh Xhavit Shala, ekspert i sigurisë. Fatkeqësisht, dekadat e para inteligjenca shqiptare nuk kishte thuajse asnjë të dhënë mbi veprimtarinë intensive të spiunazhit grek. Strukturat e Kundërzbulimit në Vlorë, nuk kishin pasur asnjë rezultat për të siguruar informacion për spiunazhin grek.

“Përgjithësisht agresivitetin më të madh e kemi patur te jugosllavët por grekët kishin si specifik shërbimi më të ndryshme nga jugosllavi sepse kërkojnë shumë cilësinë. Nëse jugosllavi nuk pyeste për cilësi por kush ti dilte para e rekrutonte grekët janë një cikë më tekanjozë’, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror. Një togë me dosje e fashikuj spiunazhi të paezauruara për ndjekje operative gjendeshin mbi tryezën e punës. Pasi u analizuan një nga një të gjitha, do të kuptohej se ato nuk ishin materiale të denja për kundërzbulim. Por, kjo situatë do të ndryshonte shpejtë dhe do të niste një gjueti për spiunë grek. Në 8 shtator të 1985 do të gjendej i ekzekutuar një nga agjentët kundër-zbulues të Shërbimit Shqiptar, i njohur me pseudonimin “Arbri”. Trupi i tij u gjet nga një çoban në mes të ferrave, brenda një thesi, në gjendje thuajse të dekompozuar. Agjenti ishte ekzekutuar në mënyrë makabre. Sipas ekspertëve të asaj kohe, kjo ishte një vrasje tipike e shërbimeve greke, që eliminuan një prej agjentëve më të dalluar shqiptarë.

“Me një kosë i kishin prerë kokën dhe e kishin futur në një thes dhe e kishin hedhur në një hon që të mos zbulohej. Ai u zbulua pas një jave kur filloi trupi të dekompozohej. Do të thoja këtë që zbulimi grek tregoi egërsinë e tij ndaj agjentëve që punonin për Sigurinë e Shtetit”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror. Agjenti i ekzekutuar kishte hedhur një skicë të agjenturës greke në Shqipëri. Skicë që do ta çonte më tej agjenti tjetër me emrin “Zeusi”. Sigurimi Shtetëror i Vlorës kishte nisur procesin “Bregu” për zbulimin e agjentëve grekë. “Arritëm që të futemi në lojë me zbulim grek. Jo vetëm që zbuluam rezidenturën që shtrihej në dhjetra persona por veçuam si më të rrezikshëm grupin e famshëm intelektual”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror. (b.m/dita)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …