leoni

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Në samitin e liderëve të BE-së, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Në samitin e djeshëm të liderëve të Bashkimit Evropian, temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, por u nxorën edhe disa konkluzione lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Këshilli Evropian, duke marrë para sysh tensionet e fundit në veri të Kosovës, ka nënvizuar nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që udhëhiqet nga përfaqësuesi i lartë. Në këto konkluzione, KE-ja thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentin historik me propozimin e planit të njohur si franko-gjerman për të vendosur marrëdhëniet. Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre evropiane. Por, edhe në këtë dokument të nxjerrë dje, KE-ja kërkon që të zbatohen marrëveshjet e kaluara mes dy fqinjëve, përfshirë edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Këshilli Evropian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte, obligimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, duke përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …