Brickos

Në samitin e posaçëm të Bashkimit Evropian të zhvilluar virtualisht sërish diskuohet për gjendjen pandemike

Në samitin e posaçëm të Bashkimit Evropian të zhvilluar virtualisht sërish diskuohet për gjendjen pandemike

Në samitin e posaçëm të BE-së përmes videokonferencës u konsultua sërish gjendja me koronavirusin. Shtetet parimisht duan më shumë vaksina dhe një certifikatë vaksinimi. Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. “Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”, tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …