Në samitin e Poznanit, në Poloni, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, takohen me homologët e tyre nga vendet e BE-së

Në ditën e fundit të samitit të Poznanit, në Poloni, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë takuar dhe kanë biseduar me homologët e tyre nga vendet e BE-së, pjesë e nismës së njohur si procesi i Berlinit. Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministria britanike në largim, Theresa May, kryeministri francez Edouard Philippe dhe Presidenti polak, Andrzej Duda biseduan  me kryeministrat e rajonit, mes të cilëve me kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic. Zyrtarët e BE-së kanë bërë këto dy ditë përpjekje, që të sigurojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë t’i bashkohen BE-së, se blloku mbetet pozitiv për aspiratat e tyre. Ministri gjerman për Europën, Mihael Rot, tha se Berlini mbështet procesin e pranimit të gjashtë vendeve të rajonit.  Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e Kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014 me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Europian të Rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …