Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë mbledhur dhjetëra mijëra qytetar liridashës të ardhur nga të gjitha komunat e Kosovës

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, janë mbledhur dhjetëra mijëra qytetar liridashës, të ardhur nga të gjitha komunat e Kosovës. Prani e jashtëzakonshme e qytetarëve është edhe në sheshin që shpije për te sheshi, “Skenderbeu”. Ndërkohë, në të gjitha rrugët që shpijnë për në rrugën që bashkon këto dy sheshe, ka prurje të madhe të qytetarëve. Në mesin e qytetarëve ka edhe të ardhur nga Shqipëria, kryesisht nga qytetet që janë më afër Kosovës, Kukësi, Tropoja e Bajram Curri por edhe nga diaspora. Ata kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes së tyre në Kosovës është marrja pjesë në “Marshin për Drejtësi” që ka për qëllim solidarizimin popullor me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë, në pritje të nisjes së procesit gjyqësor kundër tyre. “Marshi për Drejtësi” fillon në ora 14.00, në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar mandej drejt sheshit “Skenderbeu”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …