Në Tiranë protestojnë pas marrëveshjes Shqipëri – Greqi nga e cila 12 milje të detit shqiptar i kalojnë shtetit fqinj

Në Tiranë u mbajt një protestë kundër marrëveshjes së re Shqipëri – Greqi nga e cila përfiton vetëm Athina

Një grup qytetarësh sot në Tiranë, kanë mbajtur një protestë para kryeministrisë. Protestuesit kanë  kundërshtuar marrëveshjen e re në mes Shqipërisë dhe Greqisë nga e cila Athina përfiton me shumë hapësirë detare, por edhe lëshime të tjera që i ka bërë Qeveria e Tiranës Greqisë, duke i realizuar krejtësisht kërkesat e saj. Edhe pse  autoritetet e Tiranës i kanë mohuar këto lëshime por pa dhënë sqarime përkatëse, reagimet në Shqipëri kanë pasuar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka thënë se Greqia po zgjerohet me 12 milje drejt detit shqiptar. Protestuesit kanë mbajtur në duar flamurin kombëtar, simbole të Shqipërisë etnike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …