RKL: Diplomatët në Tiranë po përpiqen t’i mohojnë përfitimet e Greqisë mbi kurriz të Shqipërisë

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, në tërë historikun e së kaluarës, ashtu sikur edhe me shtetet sllave, kanë qenë gjithnjë armiqësore, sepse të gjitha shtet fqinje të ndihmuara nga Fuqitë e Mëdha të Evropës e veçmas të Rusisë kanë pasur dhe kanë plane armiqësore në drejtim të copëtimit të tokave shqiptare për qëllimet e veta grabitçare. Në këtë relacion marrëdhëniet me Greqinë, shtetin e përkëdhelur të Gjermanisë, Evropës e Amerikës, nuk kanë qenë ndonjëherë, as janë marrëdhënie fqinjësore mbi parimin e reciprocitetit, por marrëdhënie të një shteti të fuqishëm kundër një Shqipërie gjysmake gjithnjë e më të dobët, që  nuk ka asnjë peshë në politikat evropiane e ndërkombëtare. Duke qenë në pozitë të një shteti të nënshtruar ndaj fqinjëve, me qëllim për ta mbajtur  Shqipërinë si protektorat të pashpallur, Greqia mban ligjin e luftës  si gogol për frikësim për shkak se gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore Italia e kishte pushuar Greqinë nga toka pa pasur nevojë ta pushtonte nga deti.

Greqia nuk ka ligj të luftës me Turqinë, e cila e ka mbajtur të pushtuar 400 vjet, e cila e ka ndarë Qipron duke e ndëshkuar rëndë ushtarakisht, nuk ka ligj të luftës as me Gjermaninë e Italinë, të cilat e kishin pushtuar prej vitit 1941 e deri në vitin 1945, por e ka ligjin e luftës me Shqipërinë, jugun e së cilët e konsideron tokë të veten, duke u bazuar në  “parimin fetar” të Kishës greke se  çdo ortodoks është grek.

Në periudhën prej vitit 1945 deri në vitin 1990, Greqia ka ndërmarrë qindra akte diversioni të armatosur  kundër Shqipërisë, por kishte arritur të merrte vetëm kufoma si në kufi ashtu edhe brenda territorit të vendit, ku ata linin kockat. Por prej vitit 1991 e deri sot Greqia ka realizuar dhe po i realizon të gjitha synimet grabitqare kundër Shqipërisë, jo me luftë, në terren, por me politikë agresive, mujshare, duke qenë gjithnjë e përkrahur nga BE-ja Boni e Uashingtoni.

Dhe faktet janë këto:

Shqipëria vend varrezash për pushtuesit

Asnjë vend në botë nuk kërkon t’i varros të vrarët e vet në shtetin ku janë vrarë si pushtues, por i tërheq brenda territorit të vet. Kështu kanë bërë italianë e gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Grekët nuk kanë kërkuar të marrin eshtrat e atyre që kishin rënë duke pushtuar tokat e Shqipërisë, por e kishte  bindur  me hir apo me pahir, duke e kërcënuar me Ligjin e luftës, Qeverinë e Sali Berishës e më vonë të gjitha qeveritë deri te kjo e tanishmja, se ata eshtra duhet të varrosen në Memoriale kombëtare, në vendin ku kanë lënë kockat, me qëllim që varrezat e tyre të iu tregojnë brezave dhe të edukohen me bindje se ato territore paskan qenë greke, por i paska okupuar Shqipëria. A ka kokë esëll, analisti apo politikani të Shqipërie  që mund ta shpjegojë ndryshe këtë marrëzi kombëtare, të cilën e ka pranuar Shqipëria, pavarësisht shpërblimeve të ka marrë për këtë akt barbar dhe antikombëtar. Si mund t’i refuzohet kërkesa e njëjtë e Malit të Zi dhe të Serbisë për të rivarrosur 11.000 serbë e cernagorë në Shkodër, mijëra të tjerë në Lumë e ku di ku kishin lënë kockat e tyre në trojet e Shqipërisë ushtritë pushtuese të Ballkanit, prej vitit 1912 e deri në vitin 1918 e më vonë. Po të veprohej njëjtë, Shqipëria do të kthehej  në tokë për kufoma të pushtuesve shekullorë. Vetëm  ne nuk kërkojmë eshtrat e qindra mijëra çamëve dhe shqiptarëve që i ka shfarosur Greqia e Serbia dhe që ua kanë humbur çdo gjurmë,  sepse ose i kanë djegur ose kanë mbaruar llogore kilometrike ku i kanë shkelur me tanke, sikur kanë bërë serbët, rusët, bullgarët,  në Kumanovë e në Shkup në vitin 1912.

Sipas këtij mësimi grek, Beogradi zyrtar ka marrë një nismë të ngrehë një memorial për serbët e vrarë në Koshare në vitin 1999 dhe kudo ku kanë lënë kockat kriminelët e Milosheviqit. Dhe po të mos jenë veteranët ata që nuk lejojnë një mundësi të tillë, sa për politikanë tanë, ata jo vetëm që do të lejojnë, por edhe do të shkojnë e do të bëjnë homazhe ashtu sikur bën vetë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Edi Rama nuk tregon për “pazarin” e humbur në negociata me Greqinë, por sulmon Thaçin, Veselin e Haradinajn

Çuditërisht, në vend se të shpjegojë hapur se cilat lëshime iu kanë bërë Greqisë, pse të mos tregohet nëse ka pasur edhe presion ndërkombëtar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i gjetur ngushtë me lëshimet që i ka bërë Greqisë, me pamundësinë e mbajtjes së gjendjes në kontroll për shkak të opozitës virulente, mllefin kësaj radhe e ka derdhur mbi politikanët e Kosovës. Ai ka folur  për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe mos ratifikimin e Demarkacionit duke konstatuar se Kosova paska bërë një problem pa qenë hiq. Kosova ka arritur të vendos në pikëpyetje marrëdhëniet me të gjithë ata që e ndihmuan të bëhet shtet.  Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shprehë atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Mos e bëni Kosovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet, ka thënë Rama. Kosova duhet të përqendrohet në dialogun me Serbinë, (ashtu sikur bëri ai me Greqinë duke ia plotësuar jo vetëm kërkesat por edhe huqet)  dhe duhet të kërkojë me këmbëngulje të zgjidh këtë nyje historike. Krijimi i problemeve tjera që përkthehet pastaj në paralizë të institucioneve, në qeverisje që nuk funksionon, në një kaos politik brenda që është fatal.

Nervozizmi e Ramës kësaj radhe i ka kaluar caqet, për faktin se ai vetë si gati të gjithë liderët shqiptarë, janë pjellë e servilizmit historik ndaj të huajve. Sa e ligë, po aq e mjerë është kjo gjendje, kur i zënë ngushtë nga problemet e krijuara në shtëpi, kritikon ata për të cilët e di fare mirë se edhe po  të pëlcasin nuk bëjnë dot më shumë, jo sepse nuk dinë, jo sepse janë aq të këqij, por sepse janë peng i politikës pro serbe të BE-së ndaj Kosovës. Këtë e di fare mirë, Edi Rama, por ja që kësaj radhe ka gjetur fajtorë tre liderët e Kosovës, por jo BE-në e cila i ka vënë në geto speciale dhe në izolim vetëm shqiptarët e Kosovës. Ai e di fare mirë se të gjitha shtetet e rajonit kanë probleme të pazgjidhura  me demarkacionin, por kësaj radhe ka gjetur t’ i mëshojë samarit e jo gomarit.  Sa për lopët e mira, të mbushin kupën por derdhin qumështin  është mirë t’i kujtojë tre emra të tjerë, Sajmirin Ilirin dhe Kryemadhen, të cilët qumështin, jo vetëm ia derdhëm  po ia hodhën  në surrat.

Me çfarë të drejte Edi Rama e mohon lindjen e Kosovës si shtet nga lufta dhe rezistenca e popullit shqiptar, kur dihet historikisht nga ne e nga të gjithë,  se për këtë  shtet është derdhur rrëke gjaku i qindra mijëra shqiptarëve prej vitit 1912 e deri në qershor të vitit 1999. Për këtë shtet, nuk është derdhur asnjë pikë e gjakut e atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, por  ata kurrë nuk e kanë mohuar gjakun e derdhur të shqiptarëve për krijimin e Shtetit të Kosovës, dhe  në kohë dhe rrethana të caktuara historike, kanë vepruar me drejtësi e humanizëm. Me këtë qëndrim injorues e përbuzës Rama nuk tregon asgjë më shumë sesa arrogancë, frikë prej së nesërmes për veten, partinë e klanin e tij, pasiguri për ta mbajtur timonin që po ia rrezikojnë, jo Kosova kurrsesi,  jo edhe vetëm kundërshtari kokëfortë, Sali Berisha, por shumë më  vëllami i tij politik, Ilir Meta me gruan e tij dhe shumë zyrtarë të komprometuar e të korruptuar.

Kryeministri, Edi Rama, duhet t i shpjegojë opinionit mbarëshqiptar se ka folur apo nuk ka guxuar ta hapë fare gojën lidhur me çështjen çame, ndërsa ministri grek Kocias e thotë me plot gojën se për çështjen çame nuk është biseduar fare, sepse ajo nuk ekziston për Greqinë.

Ministri Ditmir Bushati në vend se të pranojë lëshimet që i ka bërë Greqisë, krenohet për origjinën 500-vjeçare të fisit

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, para se të përgjigjet për lëshimet fatale që i ka bërë Greqisë i ka reaguar ish-kryeministrit, Sali Berisha, për marrëveshje të fshehtë me Greqinë për detin. “Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u lëkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti ia shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin”, ka shkruar Bushati.

Dinjitetin e   Ditmir apo ditëzi   Bushatit e ka vërtetuar  ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias. Ai ka  deklaruar  se është arritur pëlqimi me Shqipërinë për sa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe shton  se Greqia do të përfitojë nga kjo  12 milje detare. Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë. I pyetur nga gazetari pse z. Bushati, që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar ra dakord, ndërsa ju thoni se keni  zgjeruar  kufirin detar  madje në 12 milje, Kotzias ka shpjeguar se bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare. Sa për ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare. Kotzias  ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar dhe nuk do të diskutohet  çështja çame. Dhe për këtë ka pranuar pala shqiptare.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negociatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj. Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himarë dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit, Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Cipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkës ortodokse, me një fitore të re.

Duke mos pasur çka t’ i thotë shqiptarëve, për këtë tradhti të re, Ditmir Bushati krekoset se paska një trung apo një rrënjë qe 500 vjet, por nuk ka thënë hollësi fare mos ndoshta mbahet si  stërnip i Mustafë Pashë Bushatit apo i ndonjë kërriq  i ndonjë bushatlliu tjetër, por e vërteta është se Qeveria Rama në marrëveshjen e tij me Greqinë, ia bëri fora edhe Sali Berishës, sepse Greqia fitoi edhe më shumë sa kishte paramenduar. Këtë e tha troç, vetë greku, Kocias. Madje shtoi se kulmin e kënaqësisë dhe të fitores do ta festojë në qendër të Tiranës, në krishtlindjet greke serbe, bashkë me Janullatosin e shqiptaro-grekët e qullosur, pa dinjitet kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MBAJTJA E AKADEMISË PËR GAZETËN E LËVIZJES -ZËRI I KOSOVËS

U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë …