Në Varrezat e Veteranëve në Shtime, me nderime u varros nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshteri, Arsim Vishesella

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshteri Arsim Vishesella. Forca e Sigurisë së Kosovës në emër të komandantit gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së. Homazhet nga njësitë e FSK-së u mbajtën në Kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj  nga ora 10:00 deri në 11:00, ndërsa ceremonia e varrimi u bë në orën  14:00, në Varrezat e Veteranëve në Shtime.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: Urime 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Hanit të Elezit

Rufki Suma: Urime 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Hanit të Elezit

Sot, teksa shënojmë 27 vjetorin e Çlirimit të Hanit të Elezit, kujtojmë me nderim dhe …