leoni

Në Viti u shënua 28 Nëntori – Festa e Flamurit

Me rastin e 28 Nëntorit- Festës së Flamurit kombëtar dhe pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqës të institucioneve komunale në Viti, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të OVL të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, policisë dhe institucioneve të tjera, kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu, në Bibliotekën e Qytetit, është promovuar këndi i librave të prof.dr. Isak Shema i cili i dhuroi krijimtarinë e tij kësaj biblioteke, respektivisht bibliotekën e tij personale. Për shkak të situatës epidemiologjike, autoritetet komunale kanë anuluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive, ndërkohë që në orët e pasdites, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do të shfaq një koncert festiv, përmes Televizionit Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …