Në zgjedhet vendore në Maqedoni prijnë kandidatët e LSDM-së në 50 komuna, VMRO-DPMNE në 9, BDI-ja me 12

Në zgjedhet vendore në Maqedoni prijnë kandidatët e LSDM-së në 50 komuna, VMRO-DPMNE në 9, BDI-ja me 12

Burimet e medieve në Maqedoni bëjnë të ditur se në zgjedhjet e djeshme vendore me  98. 22 për qind të votave të përpunuara nga zgjedhjet ose nga 3.418 gjithsej në 3.480 vendvotime kandidatët për kryetar komune nga LSDM-ja udhëheqin në 50 komuna, VMRO-DPMNE në 9, BDI-ja me 12, ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe nga grupe të zgjedhësve udhëheqin në komunat e tjera. Për Qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov udhëheq me 50,7 për qind në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Koçe Trajanovski me 35,99 për qind. Fitore nga komunat e Shkupit, LSDM-ja ka në Gjorçe Petrov me 53,71 dhe në Karposh me 58,08 për qind, ndërsa në Aerodrom udhëheqin me 51,84 para VMRO-DPMNE-së e cila ka fituar 44,17, në Butel me 49,12, në Gazi Babë 47,82 para VMRO-DPMNE-së me 44,38 për qind, në Kisella Vodë me 49,36 para VMRO-DPMNE-së me 45,56. Në Qendër nga 89,74 për qind të votave të përpunuara udhëheq kandidati i LSDM-së me 63,58 përkundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së me 28,63 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …