Në zgjedhjet parlamentare në Greqi po marrin pjesë edhe 9 kandidatë me origjinë shqiptare

Sot në Greqi po mbahen zgjedhjet parlamentare në të cilat po marrin pjesë edhe 9 kandidatë me origjinë shqiptare. Këta kandidatë po marrin pjesë në listat e partive greke. Top Chanel njofton se dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Favorit për fitore janë konservatorët e Kyriakos Mitsotakis, të ndjekur prej radikalëve të majtë “Syriza” të Alexis Tsipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re pritet të ketë edhe PASOK që kryesohet nga Nikos Andrulaqis. Ministria e Brendshme greke ka njoftuar se procesi i votimit nisi me diasporën. Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë shpërndarë kohë më parë në 35 shtete të ndryshme të botës. Ato kanë mbërritën gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë ku edhe do të numërohen sapo të nisë procedura e numërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …