leoni

Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden ka paraqitur një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden njoftoi sot se ka paraqitur një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën për luftën e saj kundër pushtimit nga Rusia. Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, presidenti, Xho Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kjo pako ndihmash përfshinë municion, artileri dhe automjete të blinduara. Nga ana tjetër, presidenti I Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shkruar se bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …