Ministri, Faton Peci ka njoftuar se do të bëhen inspektime në terren për programin e subvencioneve për pagesa direkte

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se do të bëhen inspektime në terren për programin e subvencioneve për pagesa direkte. Gjatë inspektimeve në terren në fshatin Cërnillë të komunës së Ferizajt, ai tha se viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve. “Ne e kemi zgjedh inspektimin përveç formës sesi ka qenë herëve të kaluara, ne kemi përzgjedh shtatë komuna në shtatë regjione të Kosovës, në të cilat inspektimi për të gjitha kulturat bujqësore do të jetë 100 për qind. Synimi dhe ambicia jonë është që të rrisim meritokracinë dhe për të instaluar meritokracinë nuk mjafton vetëm vullneti politik i ministrit apo zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë. Meritokracia duhet me u jetësu edhe nga ana e fermerëve” theksoi mes tjerash, ministri, Faton Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …