Në Zveçan, në veri të Kosovës, Serbia e Kisha Serbe po përfundojnë ndërtimin e 300 njësive të banimit, pa leje të MMPH-së

Në Zveçan, në veri të Kosovës, Serbia e Kisha Serbe po përfundojnë ndërtimin e 300 njësive të banimit, pa leje të MMPH-së

Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”. Projekti është  financuar nga Qeveria e Serbisë pa marrë leje nga autoritetet kompetente të Kosovës. Punimet u kryen nga kompani shqiptare dhe lagjja pritet që së shpejti të bëhet edhe me banues. Mirëpo pos pjesëtarëve të lagjes, hyrja në të për qytetarët tjerë është e ndaluar. Ky nuk është projekti i vetëm në Kosovës që financohet nga Serbia. Megjithatë Qeveria e Serbisë për këto ndërtime asnjëherë nuk ka marrë leje nga institucionet e Kosovës. “Ju informojmë se deri më tani Ministria e Mjedisit deri më tani nuk ka pranuar asnjë aplikim për leje apo pëlqim për ndërtime të financuara nga Qeveria e Serbisë në komunat e veriut të Kosovës. Rrjedhimisht deri më tani nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimore për objekte të kategorisë së III (për të cilat është përgjegjëse) në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit. Nga Ministria nuk tregojnë se cili është plani për këto ndërtime pa laje në Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomatët e Rusisë dështuan në përpjekjet e tyre në KS të OKB-së për të diskutuar bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999

Diplomatët e Rusisë kanë  dështuar  në përpjekjet e tyre  në KS  të OKB-së për të …