Brickos

Kryetari shqiptar, Ilir Meta

Sot rifillon gjyqi në Gjykatën Kushtetuese kundër Ilir Metës

Në të njëjtën kohë kur juristët e  kreut te shtetit do jenë  para  gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht  përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës. Ilir Meta ka zgjedhur te mos marre pjese fizikisht ne gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen  juristeve, të cilët  u bënë shkak që procesi te zvarritej pasi kërkuan  kohë për të njoftuar kreun e shtetit  për atë që ndodhi në seancë. Më 3 shkurt Presidenca  paraqiti  një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit  që shkarkoi Ilir Metën, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike. Parashtrimet e juristëve të Ilir Metës nuk bindën gjyqtarët kushtetues të cilët  drejtuan një mori pyetjesh në adresë të kreut të shtetit. Procesi që po zhvillohet ndaj Ilir Metës  në Kushtetuese  po tregon se hallkat e gjyqësorit nuk ndryshojnë shumë nga njëra tjera, pasi tre mbledhje nuk mjaftuan për të mbyllur gjyqin ndaj kreut të shtetit. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Milorad Dodik, kërkon dëbimin nga Bosnja të ambasadorëve të Amerikës, Britanisë dhe të Gjermanisë

Udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka shtuar tensionet në vend …