Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Qeveria Kurti duket se do të pranoj që Serbia të organizoi zgjedhjet e saj edhe në territorin e Kosovës

Qeveria Kurti duket se do të pranoj që Serbia të organizoi zgjedhjet e saj edhe në territorin e Kosovës. Demokracia.com njofton të ketë mësuar se zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ia ka dorëzuar një propozim konkret të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë. Ky është propozimi që Demokracia.com ka mësuar nga diplomatët evropianë se i është dorëzuar të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi:

Serbisë do t’i lejohet të mbajë zgjedhje në Republikën e Kosovës nëse përdor emrin “Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë” në të gjitha dokumentet dhe vendvotimet. Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që t’u japë imunitet dhe privilegje diplomatike qendrave të votimit dhe individëve të përfshirë në organizimin e zgjedhjeve;

Misioni i OSBE-së në Republikën e Kosovës organizon mbajtjen e zgjedhjeve dhe mbledhjen e votave në vendvotime;

Partitë politike dhe politikanët serbë nuk do të lejohen të zhvillojnë fushatë zgjedhore në territorin e Republikës së Kosovës;

Reciprociteti zbatohet për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Serbi të bazuar në të njëjtën praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …