Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Udhëheqësit e opozitës në Shqipëri me në krye Sali Berishën duhet t’i thonë lamtumirë politikës

Kjo opozitë e Shqipërisë e cila nuk di tjetër përveç humbjeve të njëpasnjëshme e kanë shansin e fundit që të reflektojnë dhe të hapin rrugë  për demokratizim të brendshëm. Një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë, por do përsëritet një katrahurë politike si pak vite më parë, kur vepruan në mënyrën më të palogjikshme duke djegur mandatet. Me atë veprim krerët e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha mendonin se janë duke hecur para, në fakt e futën veten në vrapim politik: vend numro. Është për keqardhje s’e në çfarë gjendje kanë rënë, kjo dëshmohet me këto zgjedhjet e 25 Prillit të cilat përfundimisht e gjunjëzuan si mos më keq. Në vend se t’a pranojnë humbjen dhe t’a urojnë palën fituese ashtu siç u veprua në Kosovë, ata shkojnë tutje me të zeza duke tentuar për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor kryesisht nga Sali Berisha dhe pinjolli i tijë Lulzim Basha, dhe me presidentin më kontrovers që ka pasur Shqipëria Ilir Meta i cili nuk dihet a është lider i partisë opozitare LSI apo President.

Me mosnjohjen e rezultatit zgjedhor kjo opozitë lëre që nuk do ketë sukses por bën një denigrim moral politik. Aktualisht në PD janë krijuar shumë fraksione si në të kaluarën, kësaj rradhe i vetmi qëllim është t’a largojnë Lulzim Bashën. Fatkeqësisht ende ka njerëz që nuk e kuptojnë se Salua është ai që vendos, Luli vetëm formalisht ka qenë lideri. Këtu PD nëse dëshiron të demokratizohet nga brenda ata detyrimisht duhet të bëjnë trysninë te këta dy politikan të dështuar, të cilët ngjajnë si një limon i shtrydhur. T’a zgjedhin një lider të denjë i cili ka ide dhe vizion si t’azhvillojë Shqipërinë. T’u kthehet obligimeve opozitare, sepse roli kryesor i opozitës është të vërë në dyshim qeverinë dhe ta mbajë përgjegjëse para publikut. Kjo ndihmon gjithashtu për të rregulluar gabimet e partisë në pushtet. Opozita është po aq e përgjegjëshme në mbështetjen e interesave të njerëzve dhe shtetit.  Për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD më së shumti më la përshtypje prononcimi i ish-presidentit Bujar Nishani në gazetën”Tema” para pak ditësh: Basha edhe 20 vite të jetë në krye të Pd-ës nuk e rrëzon dot Ramën. Sipas Nishanit, Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

Fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është Edi Rama me PS-ën, ai udhëhoqi një fushatë mjaft të mirë duke mbajtur mitingje mjaft të mëdha, gjithnjë duke respektuar distancën sociale në 2 metra, kishte një ekip mjaft mirë të përgatitur. Edi Rama tashmë po hyn si i vetmi Kryeministër që për tre herë radhazi të fitojë zgjedhjet. Ai ka një biografi mjaft të suksesshme, ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, dhe politikan. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër ishte për tre mandate si kryebashkiak i Tiranës. Aktualisht Edi Rama pritet të nominohet për Kryeministër të Shqipërisë, ku për ballë do ketë një opozitë të përqarë  pa vizion dhe pa ide. I vetmi sllogan i opozitës ishte: Rama ik. Nëse opozita shqiptare nuk lirohet nga liderët e tyre të dështuar, lirisht mund të thuhet në mënyrë metaforike: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë dorë e djathtë e Edi Ramës. Nëse këta lider nuk i thonë lamtumirë politikës Edi Rama do qeverisë aq sa ai dëshiron.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …