Brickos

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Zgjidhja më e mirë e Republikës së Kosovës dhe Serbisë është, korrigjimi i kufirit

Lidhur me këtë temë sa komplekse, aq edhe aktuale unë do të bazohem në lirinë e shprehjes, që është një e drejtë themelore e njeriut. Ajo përforcon të gjitha të drejtat e tjera njerëzore, duke lejuar shoqërinë të zhvillohet dhe të përparojë. Aftësia për të shprehur mendimin dhe për të folur lirshëm është thelbësore për të sjellë ndryshime, ajo është e rëndësishme edhe për shumë arsye të tjera. Secili ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë duhet të përfshijë lirinë e mendimit, informacionit dhe ideve, pa ndërhyrje nga një autoritet publik. Secili ka bindjen dhe    idealin e vet, ashtu duhët të jetë. Njerëzit duhet të kenë ideale. Bota pa idealist do të shndërrohej në kënetë të qelbur. Për momentin ideali im është Bashkimi i Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovë. Ky territor tashi njihet si Kosova Lindore. Bazuar në të gjitha këto, unë, do shfaqi bindjen time politike modeste, duke u bazuar vetëm në parimet e mija.

Konfliktet Kosovë-Serbi, në të kaluarën kanë qenë gjithnjë me pasoja të përgjakshme për shqiptarët e Kosovës, shpeshherë them, si kemi mbijetuar. Por kurorëzimin e kësaj Lirie që e gëzojmë sot i takon UÇK-së. Lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës tashmë i përket historisë dhe është bërë e njohur në mbarë botën. Tani Kosova është e lirë dhe kohët e ankthit e të tragjizmit të pa shoq mbetën pas, por jo fort larg, dhe për të mos harruar kurrë, atë dramë me dhimbjet e njerëzve të shumtë.

Lufta e UÇK-së, hapi shumë rrugë lirie për popullin shqiptar, jashtë trungut të shtetit amë Shqipërisë. Sepse ajo lindi edhe një ushtri të re: UÇPMB, për çlirimin e këtyre trojeve shqiptare, të cilat padrejtësisht ishin shkëputur nga Kosova, me iniciativën e  “shokut” Tito.

Para disa muajsh po qarkullonte një ide për shkëmbim territoresh me Serbinë, unë pa hezitim isha rreshtuar pro kësaj ideje. Sot për sot, shqiptarët më të përvuajtur në Ballkan janë ata të Kosovës Lindore. Është momenti fundit që t’u ndihmojmë, në këto kohëra mjaft të vështira për ta. Çdo vonesë, ai territor do të boshatisët, dikush ka për të mbajtur përgjegjësi historike. Kurse tri komunat veriore Leposaviç, Zubin Potok, dhe Zveçan, për fat të keq vetëm prodhojnë krizë. Gjithnjë sipas bindjes sime, një korrigjim i territoreve do sillte një stabilizim të qëndrueshëm.

Sipas të gjitha gjasave ideja për shkëmbim të territoreve po çarkullon. Sipas bindjes sime kjo ëshë mençuria më e dobishme politike, ku nuk duhët larguar. Jemi dëshmitar të shumë divergjencave politike lidhur me këtë çështje. Unë, personalisht nuk i’a imponojë askujt bindjen se si duhët të influencojnë rreth kësaj qasje mjaftë të ndieshme. Pati reagime mjaftë të ashpra si nga faktori i jashtëm ashtu edhe nga ai i brendshëm.Reagimi i Evropës ishte ashtu siç pritej ska shkëmbim territoresh, plotësisht e arsyeshme sepse Evropa nuk është në gjendje për të ndërmjetësuar për asgjë. Por dihët miku më i mirë i shqiptarëve SHBA-ja ishte pozicionuar mjaftë mirë për idenë e shkëmbimit të territoreve , të arrihët një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithnjë sipas bindjeve të mija, kur dy palë merren vesh mes veti, pala e tretë nuk ka nevojë të pengojë, por vetëm të jetë garantuese e zbatimit të marrëveshjes. Është një pikë politike mjaftë e ndieshme, ku do duhej të kyçën shumë ekspertë, të profileve të ndryshme. Sepse pas kësaj do të pasojë edhe demarkacioni me Serbinë i cili do të jetë shumë kompleks. Për caktimin e demarkacionit do duhej të merren për bazë shumë faktorë, si psh: poltikë, ekonomikë, kulturor, historikë, gjeografikë, etj. Për të gjitha këto do të duhet një spektër i gjërë ekspertësh, të cilët kësaj radhe nuk guxon të anashkalohën.

Autoritet shqiptaro-serbe, do duhej të diskutonin një “rregullim të hartës” e pranushme për të dyja palët, e që do të kulmonte me një marrëveshje reciproke. Kjo marrëveshje duhët të jetë e qartë, në mënyrë që të mos ketë impakt në shtetet e rajonit edhe ashtu të trazuar. Përfundimisht sipas bindjes sime të thjeshtë, kjo do të ishte zgjedhja më e qëndrueshme dhe më afatgjate. Ky do të ishte mendimi im i të perceptuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …