Brickos

Nën organizimin e Komunës së Skenderajt, ka filluar turneu kupa “PAVARËSIA” në Futboll të Vogël

Në prag të shënimit të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Komunës së Skenderajt, ka filluar turneu kupa “PAVARËSIA” në Futboll të Vogël. Në këtë turnir po marrin pjesë 14 ekipe nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Skenderajt, ekipi nga Policia e Kosovës, QKS si dhe veteranët e futbollit në Skenderaj. Finalja e këtij turneu do të zhvillohet të hënën, me datë 17 shkurt, kurse fituesit do të shpallën duke filluar nga ora 15:00. Komuna e Skenderajt për nder të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me datë 17 shkurt do të mbajë edhe program kulturor- artistik me këngëtarë të estradës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …