Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq, është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Kjo pozitë deri në fillim të nëntorit mbahej nga Goran Rakiq, i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës. Për të njëjtën arsye, dorëheqje nga institucionet e Kosovës kanë dhënë edhe zyrtarë tjerë serbë nga veriu. Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar në Kosovë. Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë. Në vitin 2020, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati emëruar drejtor të Zyrës për Komunitete, mirëpo ai kishte  dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar atë nga aktakuza për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …